E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
63% e shqiptarëve jetojnë me prindërit sepse nuk kanë mundësi për të blerë shtëpi
Lajme

63% e shqiptarëve jetojnë me prindërit sepse nuk kanë mundësi për të blerë shtëpi

Shqiptarët janë ndër popujt më të varfër të Europës. Në tre dekada demokraci, politikanët kanë shfrytëzuar çdo resurs natyror e nëntokësor në mënyrë abuzive duke u pasuruar vetë e duke mos i shërbyer shqiptarëve. Kjo tregohet nga numri i lartë i emigrimit, ku shqiptarët duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre jashtë kufijve.

Ndërkohë, shqiptarët e mbetur këtu jetojnë me pridërit duke mos pasur mundësi për blerjen e një apartamenti. Rreth 63% e shqiptarëve sipas një raporti nga ‘Landgeist’ jetojnë me prindërit në të njëjtën çati.

Kushtet e vështira ekonmike dhe çmimet e larta të apartamenteve janë shkaqet kryesore që shqiptarët të mos blejnë dot një banesë. Në Tiranë një apartament kushton mesatarisht 100 mijë euro, aq sa shqiptarëve do t’u duhet të punojnë dy jetë për ta blerë një banesë.

Në raportin e ‘Landgeist’, Mali i Zi renditet në vendin e parë me 68% të qytetarëve që jetojnë me prindërit. Më pas renditet Bosnja me 65%, Shqipëria e Kosova me 63% dhe Maqedonia me 61%. Ndërkohë vendi ku banorët jetojnë më pak me prindërit është Danimarka me 3% të popullësisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.