E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
63 vjeçari i dehur aksidentoi këmbësorin dhe u largua, policia e arreston
Lajme

63 vjeçari i dehur aksidentoi këmbësorin dhe u largua, policia e arreston

Në një aksion në fundjave, policia rrugore në Tiranë ka arrestuar 5 persona për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe ka pezulluar një sërë lejesh drejtimi.

Sipas policisë ndonëse pikat e kontrollit te Policisë Rrugore te Tiranës janë prezent ne te gjithë qytetin dhe jashtë tij, duke ushtruar kontroll çdo fundjave, akoma vazhdon te jete shqetësues fenomeni i vetëbesimit te tepruar qe manifestojnë drejtuesit e mjeteve rrugore edhe kur konstatohen nen efektin e alkoolit ne nivele si 0.97 mg/l, 0.83 mg/l, 0.77 mg/l, 0.59 mg/l etj.

Shtetasi me iniciale E.K vjec 28 u verifikua se drejtonte mjetin nen efektin e alkolit ne masen testi i pare 0.75 mg/l testi i dyte 0.77 mg/l

Shtetasi me iniciale O.H vjeç 39 u verifikua se drejtonte mjetin nen efektin e alkolit ne masen, testi i pare 0.65 mg/l, testi i dyte 0.71 mg/l

Shtetasi me iniciale M.M vjec 63 duke drejtuar mjetin e tij ne nje rruge Interurbane dytesore aksidentoi nje kembesor te moshes 29 vjec, largohet nga vendi i aksidentit pa i dhene ndihme te plagosurit dhe pasi identifikohet e kapet nga Policia Rrugore bashke me mjetin qe kishte shkaktuar aksidentin, verifikohet nen efektin e alkolit ne masen testi pare 0.59 mg/l, testi i dyte 0.59 mg/l.

Shtetasi me inicialet K.N vjec 18 u konstatua duke drejtuar motomjet i papajisur me leje drejtimi.

Shtetasi me inicialet R.M vjec 56 u verifikua se drejtonte mjetin nen efektin e alkolit testi i pare 0.83 mg/l testi i dyte 0.97 mg/l

Shtetasi me inicialet A.R vjec 22 u verifikua se drejtonte mjetin nen efektin e alkolit ne masen testi i pare 0.51 mg/l testi i dyte 0.53 mg/l.

Policia Rrugore do vijoje kontrollet intensivisht e sistematikisht cdo dite te javes e ne fundjave me qellim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Keto janë rezultatet e kontrolleve me Drager e Radar deri ne keto momente.

5 drejtues mjetesh te arrestuar per drejtim mjeti ne gjendje te dehur.

1 i arrestuar pa leje drejtimi.

13 Leje Drejtimi per shpejtësi tej normave te lejuara.

12 Leje Drejtimi te pezulluara nen ndikimin e alkolit.

5 masa administrative per gara ne shpejtësi

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.