E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skema mashtruese e GULF/ Ministri Gjiknuri: Ka ndodhur edhe  herë të që t
Publik News

Skema mashtruese e GULF/ Ministri Gjiknuri: Ka ndodhur edhe  herë të që t

Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri ka reaguar lidhur me skemën e mashtrimit të Gulf. Në një deklaratë për mediat, Gjiknuri tha se Ministria nuk ka ndonjë rol rregullator në tregtinë e karburanteve, ndërsa shtoi se nuk është hera e parë kur një kompani falimendon.

“Ministria ka vetëm kontrollin teknik të cilësisë dhe produkteve. Nuk është rasti i parë që ka kompani që falimentojnë, mashtrojnë dhe histori të tilla si këto. Nga kjo pikëpamje janë organet tatimore ato që po e ndjekin këtë proces. Janë organet tatimore me ecurinë e këtij procesi dhe shpresojmë që shumë shpejt përgjegjësit të dalin përpara drejtësisë”, tha Gjiknuri.

Autoritetet kanë nisur hetimet lidhur me skemën e mashtrimit. Dëmi në total është rreth 5 milionë euro, i ndarë mes borxhit ndaj privatëve dhe shtetit. Gulf operonte në disa pika në mbarë vendin përmes ambienteve me qira.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.