64-vjeçarja në Babrru bie nga kati i dytë dhe vdes
Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Babrru, Kamëz. Policia ka njoftuar se një 64-vjeçare me iniciale P.Q ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i dytë i ballkonit të shtëpisë së saj.
Fqinjët e saj kanë deklaruar se 64-vjeçarja ishte duke bërë punët e shtëpisë kur është rrëzuar nga ballkoni.
Njoftim i policisë
Më datë 25.10.2022, në Babrru, nga shërbimi i Urgjencës, është konstatuar pa shenja jete, në rrugë, shtetasja P. Q., 64 vjeçe. Sipas të dhënave paraprake nga fqinjët, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të dytë të banesës së saj, ku ishte duke kryer punë shtëpie. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



