E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
65-vjeçari dorëzon arsenalin e armëve që mbante që nga viti 1997
Lajme

65-vjeçari dorëzon arsenalin e armëve që mbante që nga viti 1997

65-vjeçari nga Kukësi ka dorëzuar pranë policisë arsenalin e armëve, që e mbante të fshehur që prej vitit 1997.

Pas këtij veprimi policia e ka vënë nën hetim 65-vjeçarin.

Mësohet se ai ka dorëzuar në polici 1 kallashnikov, 3 pistoleta, 3 granata defensive, 1300 fishekë pistolete, rreth 2500 fishekë kallashnikovi, 7 krehra armësh dhe 4 ndezës të unifikuar.

Armët janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme, për të verifikuar nëse janë përdorur ose jo, në ndonjë ngjarje kriminale

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.