E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
65-vjeçari ka ngacmuar  edhe vajza të tjera tê mitura
Publik News

65-vjeçari ka ngacmuar edhe vajza të tjera tê mitura

65 vjeçari që abuzoi me të miturën në Tiranë dyshohet të ketë ngacmuar edhe vajza të tjera të moshës së saj në zonën e njohur si “Bregu i Lumit” në kryeqytet.

Ai ka qenë roje në një shkollë në zonë disa kohë më parë, ndërsa tani nuk ndodhej më në këtë detyrë.

Abcnews.al ka siguruar dëshminë e dhënë nga vajza 15 vjeçare, e cila thekson se 65 vjeçari e kishte ngacmuar që kur ishte në shkollë.

Madje sipas saj, ai kishte ngacmuar edhe vajza të tjera të mitura teksa kryente detyrën e rojës së shkollës.

“Më ka fiksuar që kur isha në shkollë. Më ngacmonte edhe atëhere”, mësohet të jetë shprehur e mitura para oficerëve të policisë gjyqësore në prani edhe të psikologes.

Ngjarja u denoncua në polici pasi prindërit e vajzës mësuan mbi abuzimin ndaj saj duke shkuar menjëherë në rajon.

Policia është duke hetuar mbi raste të tjera të ngjashme abuzimi nga 65 vjeçari nisur edhe nga deklaratat e të miturës se si ngacmonte edhe vajza të tjera.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.