E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I SEKUESTROHEN 24 pako me lëndë narkotike/ Shkodrani e pëson keq nga kontrolli i policisë (EMRI)
Publik News

I SEKUESTROHEN 24 pako me lëndë narkotike/ Shkodrani e pëson keq nga kontrolli i policisë (EMRI)

Më poshtë keni njoftimin e policisë: 

Më datë 13.05.2018, nga strukturat e D. V. K. M. Shkodër, u arrestua në flagrancë shtetasi:

Genc Nikshiqi, 37 vjeç, banues në lagjen “Kongresi i Përmetit” Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi në PKK Muriqan, në dalje nga  territori i R. Sh. me mjetin tip Benz Furgon, me targa AA591RT, nga kontrolli i ushtruar këtij mjeti janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 24 pako lëndë narkotike Cannabis Sativa, ku pas peshimit rezultoi me peshë 15.5 kilogram.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike, e mbetur në tentativë” parashikuar nga neni 283/a/22 i Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.