E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zheji letër të ‘sinqertë’ Ramës: Vëlla, qentë e tu të tërbuar janë vërsulur të të shqyejnë!
Publik News

Zheji letër të ‘sinqertë’ Ramës: Vëlla, qentë e tu të tërbuar janë vërsulur të të shqyejnë!

Dikur miq, sot analisti dhe gazetari, Artur Zheji, i ka dërguar një “letër” Edi Ramës. Përmes kësaj letre Zheji i përshkruan edhe fatin e tij të shpejtë.

Pasi analizon gjendjen e tij pas realizimit të ëndrrës së realizuar qershorin e kaluar, për të pasur për vete të gjithë tepsinë e pushtetit, Zheji, i thotë se tashmë ajo “tepsi” është shndërruar në një kusi ku zihet paçe, me kokat e ministrave që ka përzgjedhur vetë.

“Tani kryeministri është bërë si rojtari i një thertoreje, që e rruan atë nga lukunia e qenve, të cilët era e athët e gjakut i çmend krejt. Mundohet kryeministri, ky Çoban qensh të harbuar, që të largojë lukuninë nga sulmi përfundimtar mbi grumbullin e mishit të porsatherrur”, shkruan Zheji mes të tjerave në portalin “360 Gradë”.

Shkrimi i plotë i Artur Zhejit: Tepsia Rama2, si Kusia e Paçes me koka ministrash

E mori në Qershorin e kaluar Rama, ashtu edhe si e kërkoi dhe, edhe me ndihmën e Bashës, krejt “Tepsinë” e pushtetit për vete.
Kushedi sa herë e ka përqafuar netëve të pagjumsisë, “Tepsinë” vezulluese të të gjitha pushteteve.
Tashmë pa nevojën e takimeve hipokrite dhe kompromiseve apo gërr vërreve, me Ilir Metën, apo me aleatë të tjerë.
Mirpo shpejt Tepsia, po shndërrohet si Kusia e Paçes, që vlon në ujë me kripë, koka ministrash dhe është trashur me yndyrën e dhjamërave, të syve, buzëve, mollëzave, llapës, hundëve apo veshëve të shkërmoqur, për të krijuar Paçen e pushtetit, Rama 2.
Sa mirë që është vetëm tani, është padyshim kjo analiza më e fundit, sepse ska më ku të hedhë pështymë apo gëlbazë, të hapë fjalë apo të mbllaçisë thashetheme.
Tani kryeministri është bërë si rojtari i një thertoreje, që e rruan atë nga lukunia e qenve, të cilët era e athët e gjakut i çmend krejt.
Mundohet kryeministri, ky Çoban qensh të harbuar, që të largojë lukuninë nga sulmi përfundimtar mbi grumbullin e mishit të porsatherrur.
Ndërkohë, si kryeguzhinier i Paçerisë – “Qeverria që duam”, mundohet të gënjejë klientelën që vjen vërdallë, se në kusi po vlojnë koka viçash dhe jo koka ministrash.
Çfarë situate qesharake.
U bëre qesharak o kryeministër, re brenda në kusinë e oreksit tënd pakufi, si një mjeran i pangushëllueshëm.
Në errësirën e thellë të bindjes së rreme, të kësaj Bote të rreme, që thotë se “malli dhe plaçka” të sjellin lumturinë.
Mjafton të shkëlqesh, sipas asaj që të thotë pasqyra jote gënjeshtare e Njerkës së Borëbardhës, dhe rri mes qorrave dhe kretinëve që ke grumbulluar rreth vetes pa hesap, o derëziu kryeministër…
Tmerr, një Km – Paçebërës, nuk ka “Brioni” apo “Jordan”, që të zbukuron përparësen yndyrëmadhe të Paçexhiut, që gatuan në Kusi, kokat e ministrave të vet, në të vërtetë më të mirët që ka pasë si ministra…
Nuk dua të jem aty rrotull, kur turma e tërbuar e qenve do të turren herët a vonë e të sulmojnë të hanë të zotin…
Sinqerisht vlla!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.