E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pak orë para KRIMIT ishte kthyer nga Anglia
Publik News

Pak orë para KRIMIT ishte kthyer nga Anglia

Si e kapi policia te dera e shtëpisë djalin që VRAU prindërit…

Detaje të reja nga ngjarja e rende qe ndodhi ne nje familje ne Peshkopi mesditen e kesaj te enjteje. Qemal Sela, autori i dyshuar i ngjarjes ka qene emigrant në Angli prej shumë vitesh dhe ishte kthyer në Peshkopi pranë familjes mbrëmjen e djeshme.

Familja e tij ka në pronësi një hotel që ndodhet në zonën e llixhave, pranë Peshkopisë.  Pas krimit, i riu me armë në dorë ka dalë në derën e hotelit për t’u larguar, por aty rastësisht ka kaluar një automjet i forcave të policisë që ishte drejtuar për në poligonin e qitjes, raporton Panorama. Ata i kanë kërkuar të ndalet dhe i kanë marrë edhe armën me të cilën kreu vrasjen dhe e mbante ne dorë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur të gjitha shenjat që vërtetojnë se Qemal Sela vrau në vend babanë dhe nënën e tij.

Policia nuk jep detaje për shkaqet e kësaj vrasjeje, por ata që e njohin familjen dyshojnë se vrasja ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve për pronësinë e hotelit privat që administrohej nga babai dhe në të cilin punonte e gjithë familja, vëllai dhe motra e viktimës.

Kjo e fundit ka parë të gjithë ngjarjen dhe është dëshmitarja kryesore. Ajo është dërguar në spital në gjendje shoku psikologjik dhe pritet që të merret më vonë në pyetje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.