E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
692 milionë lekë tendera për udhëtime jashtë shteti
Publik News

692 milionë lekë tendera për udhëtime jashtë shteti

Në njoftimet e instuticioneve dhe enteve shtetërore, për shpenzime në zërin “dieta-udhëtime”; konstatohet një numër i madh tenderësh, për blerje bileta avioni, çuditërisht në shtete “VIP” të BE, por edhe në vende të tjera, të njohura për relaks festash fund-viti.

Në këto tendera, bënë pështypje specifikimi që afro 90% e tenderëve, po bëhen me procedura të përshpejtuara realizimi, në afat kohor 3-5 ditë, me kërkesën që udhëtimet të jenë në data datat 21-23 e 29-30 dhjetor 2019.

Sipas të dhënave, nga “Buletini i APP”; rezulton se gjatë muajit dhjetor 2019, janë shpallur e po zhvillohen 232 tendera, për blerje biletash udhëtimi me avion, me vlerë totale 692 milionë lekë më TVSH.

Udhëtimet, janë paracaktuar të bëhen në 18 vende të BE, në 9 shtete të SHBA dhe në Turqi, Rusi, vendet Arabe etj.; me afat qëndrimi jashtë Shqipërisë nga 5-10 ditë.

Të gjithë institucionet që janë pyetur nga “Pamfleti”, thonë se këto janë “udhëtime për çështje pune të fund-vitit”; por megjithëse ligji e detyron, që qëllimi i udhëtimit të deklarohet në dokumentet e shpalljes së tenderit; asnjë prej tyre nuk e ka deklaruar.

Ndërkohë, që afro 80% e biletave, janë porositur me kërkesa për bagazhe voluminoze mbi peshën normale të një vizite pune dhe kjo krijon dyshimin, se këto miliona lekë taksa publike në periudhë festash fund-viti; nuk harxhohen për “udhëtime pune”, por për ekskursione private me lekët e shtetit.

Këtë e përforcon edhe fakti, se pasagjerë avionësh nuk do të jenë specialistë sektorësh ekonomie, mjedisi, pyjesh, bujqësie, ndërtimi, arsimi, shëndetësie, kulture, energjie etj.; por janë ministra, sekretarë, zv/ministra, kryebashkiakë e drejtorë të lartë; të cilët kanë familjet dhe fëmijët jashtë Shqipërisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.