E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
7 nëntor zhvillohet protesta e parë me maska në sheshin ‘Skëndërbej’
Publik News

7 nëntor zhvillohet protesta e parë me maska në sheshin ‘Skëndërbej’

Në mes të pandemisë organizohet protesta e parë në kushte të pazakonta.

Koalicioni për Shqipërinë dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit  janë  organizatoret e kësaj proteste, e cila pritet të zhvillohet këtë të enjte, në orën 12.00, në sheshin Skënderbej.

Përmes një reagimi, kjo aleancë ka thirrur të gjithë qytetarët ‘kundër dikaturës’, ‘falimentimit ekonomik’ dhe ‘burgut shtëpiak’, gjatë pandemisë së Covid-19.

Ndërsa pjesëmarrësve u kërkohet që të ruajnë distancën dhe të përdorin maska gjatë protestës.

‘Mjekë dhe qytetarë të shquar kanë argumentuar se piku i epidemisë së Covid-19 në Shqipëri ka qenë midis fundit të janarit dhe fillimit të shkurtit, pra të paktën një muaj para se qeveria të ndalonte jetën normale në vend, duke dënuar të gjithë popullin me papunësi dhe burg shtëpiak’, thuhet ndër të tjera në reagim.

Reagimi i plotë:

Të nderuar miq, e ndërmarrim këtē nismë për të thirrur një protestë, kundër diktaturës, falimentimit ekonomik dhe burgut shtëpiak, me të cilin janë dënuar 2.8 milion shqiptarë.

Mjekë dhe qytetarë të shquar kanë argumentuar se piku i epidemisë së Covid-19 në Shqipëri ka qenë midis fundit të janarit dhe fillimit të shkurtit, pra të paktën një muaj para se qeveria të ndalonte jetën normale në vend, duke dënuar të gjithë popullin me papunësi dhe burg shtëpiak.

Mbi 110 mijë njerëz kanë humbur punën në këta dy muaj, pa llogaritur këtu gjysmën e popullsisë së vendit që jeton në fshat. Shqipëria, e varfër dhe e zhytur në borxhe edhe para epidemisë, tani rrezikon falimentimin ekonomik. FMN dhe BB kanë parashikuar qysh tani një rënie prej 5-7% të prodhimit kombëtar.

Ndërkohë Shqipëria ēshtë tërhequr nga 5 nene të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

OKB dhe KE kanë paralajmëruar rrezikun e shfrytëzimit të epidemisë si pretekst për fuqizimin e regjimeve autoritare, si Shqipëria.

Ju ftojmë të protestojmë të enjten, më 7 maj, ora 12.00 në Sheshin Skënderbej, në Tiranë, Sigurisht duke ruajtur distancimin social.

Sa më shumë  të jemi, aq më të fortë jemi përballë policisë partiake të kryeministrit.

Screenshot_3_copy.png

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.