E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
7 prokurorë garojnë për tri vende në KLP
Lajme

7 prokurorë garojnë për tri vende në KLP

Ka përfunduar procedura e shprehjes së interesit për kandidatë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, përkatësisht shtatë kandidatë për tre vende vakante. 

Në përfundim të afatit ligjor për shprehjen e interesit për kandidatë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, shprehën interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar prokurorët nga Prokuroritë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit si më poshtë:Z. Moisi Duda,prokuror i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm;

Znj. Afërdita Ndoi, prokuroree Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm;

Znj. Edina Kurti, prokurore në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës;

Znj. Edlira Bako, prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan;

Znj. Elsa Miha prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë;

Z. Olgert Eminaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë; dhe

Z. Vatë Staka, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër.

Për 3 (tre) pozicionet vakante në KLP, në 2 (dy) prej tyre mund të zgjidhen prokurorë të shkallës së parë, dhe në 1 (një) pozicion, mund të zgjidhen prokurorë të prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Administrata e Prokurorisë së Përgjithshme, brenda 7 ditëve nga dita kur mbyllet afati për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit përkatës, kryen verifikimin e kushteve ligjore dhe shpall kandidaturat në faqen zyrtare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.