E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
70% e familjeve  shqiptare,nuk kanë internet
Lajme

70% e familjeve shqiptare,nuk kanë internet

Edhe pse jetojmë në një botë të modernizuar ku një informacion në lidhje me një çështje të caktuar merret vesh shumë shpejt, në Shqipëri mesa duket jemi paksa “mbrapa”.

Vetëm 1 në tre familje shqiptare ka akses në internet. Këto të dhëna janë publikuar nga Eurostat, ku krahasuar me vende të tjera, Shqipëria është e fundit.

Për vendet e tjera, norma e aksesit të familjeve në internet është bindshëm më e lartë, madje përtej nivelit të 60% për të gjitha vendet.  Në vend të dytë pas Shqipërisë është Bosnje Hercegovina me një normë në 60% për të ilustruar se sa mbrapa është vendi ynë në këtë drejtim.

Edhe në vitin 2012 vendi ynë ka qenë i fundit në rajon, me një normë në 14%.

As 7 vite më parë, aksesi në internet i fqinjëve tanë nuk ka qenë dot në nivelet që Shqipëria është sot. Mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian sa i përket aksesit të familjeve në internet ndërkohë, fiksohet në rreth 90%.  Jo e njëjta gjë vlen për sipërmarrjen.

Përqindja e sipërmarrjeve në vendin tonë që raportojnë se e përdorin internetin fiksohet në rreth 97%, aq sa është edhe mesatarja e Bashkimit Europian.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.