E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti i PD paralajmëron Spiropalin
Politikë

Deputeti i PD paralajmëron Spiropalin

Për ty ka një dokument nga Italia, por s’po e nxjerr sot

 

Deputeti demokrat Ervin Salianji, tha sot në Komisionin për “Çështjet Sociale” se Edi Lika, pronar i firmës që transportonte makina ku një ditë më parë u kap një sasi e konsiderueshme parash, punon për llogari të socialistëve.

 

“Ketë të Toyota Yaris e keni nxjerrë për para dhe s’është në burg për dhunë në familje. Ja ku e keni vendimin e gjykatës, policia s’e respekton”, tha deputeti demokrat duke treguar disa dokumente, për të cilat tha se janë dokumente gjykate që provojnë se Lika duhet të ishte në burg për dhunë në familje, por ndiqej penalisht në gjendje të lirë.

 

salianji ne komision

Salianji paralajmëroi deputeten socialiste Spiropali, njëkohësisht drejtuese e këtij komisioni, se për të “do të dalë shumë shpejt një dokument”.

Debati në komision, ku lajtmotiv ishte projektligji i ri për dhunën në familje, u zhvillua kryesisht mes deputetit demokrat Ervin Salianji dhe deputetes socialiste Elisa Spiropali.

Debatet

Salianji: S’më provokoni dot!

Spiropali: S’kemi ardhur për sherre, nuk ka sherr të jesh i qartë.

Salianji: Për ju kam një dokument nga Italia, por nuk do e nxjerr sot. Për ju zonjë kam një dokument, por e nxjerr ditë tjetër. E kam një dokument për ju. Ky vendimi këtu dënon një person me gjashtë muaj burg. Ja ku është ligji, ja ku është botimi i ligjit, ja ku është vendimi i gjykatës: Në emër të Republikës, i pandehuri është Edi Lika. Nëse nuk iu thotë gjë kush është Edi Lika, është personi që kapet me 4.5 apo 1.5 apo 5 milionë euro dje në Tojota Jaris në portin e Durrësit. Urdhëroni! Është vendim gjykate që dënon. Ky zotëria, që është dënuar nuk e vuan dënimin. E dini pse? Sepse ky zotësia bashkë me çunin e vet që është ky i shoqëruar Klevi Cani, thotë policia është me ne. Shikojeni pak në Facebook. Policia është me këta. Ne bëjmë sikur prodhojmë ligje, ai dënohet në gjykata, vete kapet edhe me 5 milion euro se ka lidhje me strukturat e shtetit dhe policisë dhe drejtuesve tuaj të ministrisë. Shikojeni pak, policia e ka kapur vetëm për një arsye, që të mos shkojë hetimi deri në fund dhe të mos zbulohet kreu i grupit të strukturuar kriminal.

Spiropali: Shko në prokurori nëse ke informacion, çfarë dosjesh ke ti? Kush je ti që ke dosje?

Salianji: Mos e teproni…

Ndërhyn deputeti Bardh Spahia.

Spiropali: Dil përjashta!

Spahia: Lëri kolegët të flasin.

Salianji: Ja kush është personi i kapur me Toyota Yaris i dënuar për dhunën në familje (tregon dokumentet).

Spiropali: Jeni zhurma më e madhe në këtë sallë.

Salianji: Rregullo drejtimin. Mos u drejto ne personale. Ketë të Toyota Yaris e keni nxjerrë për para dhe s’është në burg për dhunë në familje. Ja ku e keni vendimin e gjykatës, policia s’e respekton.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.