E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
750 mijë euro për të liruar vëllezërit ALIKO
Lajme

750 mijë euro për të liruar vëllezërit ALIKO

Padyshim arrestimi i botuesit dhe pronarit të UET Henri Çili është një nga skandalet më të madha dala në sipërfaqe së fundmi.

Bashkë me Çilin dhe avokatin e tij Ilir Korbi, u arrestua edhe biznesmeni i njohur Seit Fishta. Ndërkaq është zbardhur dosja hetimore që tregon se si Prokuroria ra në gjurmët e botuesit ndërsa në gjithë këtë histori është në mes edhe vëllai i bashkëjetueses së Çilit, Gazmir Ajdinaj.

Hetimi sipas AbcNews ka zgjatur nga shtatori 2019 deri në shkurt 2020. Fillimisht hetimi ka nisur ndaj një grupi kriminal, i cili merrej me trafikun e armëve dhe drogës.

Gjatë përgjimeve, është konstatuar një telefonatë mes Gazmir Ajdinajt, i cili rezulton të jetë vëllai i bashkëjetueses së Henri Çilit dhe Adil Alikos nga Lazarati, i cili rezulton të jetë babai i Arbion dhe Alban Alikos, të dënuar respektivisht me burgim të përjetshëm dhe 18 vite burg për vrasjen e efektivit të RENEA-s gjatë operacionit kundër kultivimit të drogës në Lazarat.

Sipas dosjes hetimore rezulton se gjatë telefonatava të përgjuara, babai i vëllezërve Aliko i ka kërkuar ndihmë për lirimin e djemve duke theksuar se i kërkonin 1 milion euro.

Gazmir Ajdinaj merr përsipër që ta ndihmojë dhe ndërmjetëson një takim të Adil Alikos me Henri Çilin. Në dosjen hetimore që ka siguruar abcneës.al theksohet se takimi është kryer në 7 dhjetor 2019 në Tiranë. Biseda është përgjuar dhe filmuar nga prokurorët. Gjatë kësaj bisede, mësohet se shuma e cila do të përdorej për lirimin e vëllezërve Aliko do të zbriste nga 1 milion euro në 750 mijë euro, ku një pjesë do të jepej CASH dhe pjesa tjetër me prona.

Sipas dosjes hetimore, rezulton se në 10 janar 2020, Henri Çili i ka dhënë një prokurorë për të vepruar në emrin e tij, bashkëpunëtorit Betim Shkupi për marrjen e dy pronave në formë dhurimi nga shoqëria “Fishta sh.p.k” në Velipojë.

Pas këtij dhurimi, Henri Çili komunikon me Gazmir Ajdinajn dhe i thotë se gjithçka ka shkuar për mrekulli dhe se meritonte një shpërblim.

Prokuroria ka konstatuar se më datë 3 shkurt 2020, Henri Çili ka komunikuar me Drejtoreshën e Kadastrës së Shkodrës duke i kërkuar që të veprojë me shpejtësi për regjistrimin e pronave.

“Kjo shtetase, pasi i premton se do të veprojë shpejt, i kërkon që të dërgojë dokumentet”, shkruhet në dosje.

Pas marrjes së pronave dhe parave, sipas prokurorisë, Henri Çili ka zhvilluar një takim me një drejtues të lartë të Sistemit të Drejtësisë në një hotel në Tiranë. Edhe ky takim është përgjuar.

Ndërkaq pritet që nga momenti në moment Policia e Shtetit të dalë në deklaratë zyrtare lidhur me aksionin e bujshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.