Prindërit i erdhën nga Kanadaja për vajzen muxhahedine ajo i kallëzon në polici
Prindërit e vajzës muxhahedine që ka ardhur në Shqipëri nga Irani dhe rri në Manzë, dolën disa ditë më parë publikisht në media ku kërkuan një takim me 38-vjeçaren.
Mirëpo Somayeh Mohammad e datëlindjes 8 shtator 1980 i ka denoncuar ata në polici.
Vajza e cila është bashkuar me muxhahedinët kur ishte vetëm 17 vjeç ndodhet në kampin Ashraf 3 në Manzë të Durrësit.
Prindërit e saj, një çift shtetasish kanadezë,i kërkuan shtetit shqiptar t’i lejonte takimin me vajzën e tyre, që kanë 21 vite pa e pare.
Prindërit Mostafa dhe Rubade Mohammadpretendojnë që vajza mbahet në këtë kamp kundër vullnetit të saj dhe kërkojnë që ta takojnë dhe ta marrin atë në Kanada.
Por pak dite me vone, permes nje letre, vajza muxhahedine sqaroi se nuk e mbante njeri peng dhe ndodhej me vullnetin e saj të lirë me MEK në Shqipëri.
Në kallëzimin e saj të publikuar nga policia, 38 vjeçarja deklaron se nuk do t’i takojë më prindërit e saj dhe se ata po e përndjekin.
Në letrën e saj disa ditë më parë ajo shkruante dhe arsyet:
Tani jam 38 vjeç. Në vitin 1998, në kërkim të lirisë dhe demokracisë për Iranin, vullnetarisht dhe me pëlqimin dhe nxitjen e prindërve të mi, shkova në Kampin Ashraf, Irak, për t’u bashkuar me Muxhahedinët, MEK. Babai dhe nëna vinin për të më parë në Kampin Ashraf, Irak, sa herë që donin. Pas gjashtë vitesh, në 2004, kur zbulova se Mostafa Mohammadi kishte filluar të bashkëpunonte me Ministrinë e Inteligjencës (MOIS) kundër MEK, i ndalova takimet me të.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



