E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zjarr në çerdhen e fëmijëve në Tiranë, shpërthen bombola e gazit
Publik News

Zjarr në çerdhen e fëmijëve në Tiranë, shpërthen bombola e gazit

Në çerdhen nr. 14 në Tiranë, në lagjen “Ali Demi”,  pas orës 4.00 të mëngjesit ka shpërthyer zjarri. Shkak ka qënë shpërthimi i gazit në dhomën ku ishin vendosur bombulat e gazit.

Fatmirësisht, çerdhja ka qënë e mbyllur dhe nuk ka pasur fëmijë në atë orar dhe dëmet kanë qënë materiale. Policia e zjarrfiksësit kanë mbërritur dhe kanë shuar shuar flakët. Por, ngjarja ka ngjallur panik tek prindërit e fëmijëve, kryesisht banorë të zonës, pasi kanë mësuar ngjarjen.

 

Informacioni paraprak nga Policia e Shtetit:

“Më datë 16.08.2018, rreth orës 4:57, në rrugën “Ali Demi”, në një dhomë e cila shërbente si magazinë për një çerdhe ka patur rënie zjarri. Zjarri është fikur dhe ka patur vetëm dëme të vogla materiale. Paraprakisht zjarri dyshohet të ketë rënë si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një bombël gatimi”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.