E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
8 kandidatët që vijojnë garën për drejtimin e  BKH-së
Publik News

8 kandidatët që vijojnë garën për drejtimin e BKH-së

Ka përfunduar vlerësimi i testit të aftësive fizike, të arsyetimit logjik dhe të aftësive për të shkruajtur raporte për kandidatët për postin e drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Komisioni Përzgjedhës ka llogaritur pikët totale për secilin kandidat, për të identifikuar kandidatët më të mirë për Drejtor të BKH-së, që do të marrin pjesë në fazat e tjera të përzgjedhjes.

Komisioni thekson se mbeti shumë i kënaqur nga cilësia dhe performanca e aplikantëve, dhe si pasojë ka vendosur që të rrisë numrin që do të konkurojë në fazat e fundit nga 6 në 8 kandidatë.

Ndërkohë, 10 kandidatë të tjerë janë skualifikuar nga gara pasi nuk kanë arritur pikët e nevojshme.

Më poshtë jepet lista e kandidatëve që do të ftohen të marrin pjesë në fazat e mëtejshme të përzgjedhjes.

  1. Aida Veizaj
  2. Ardian Çipa
  3. Artur Beu
  4. Ervin Hodaj
  5. Gentjan Shehaj
  6. Lindita Nushi
  7. Idajet Faskaj
  8. Ylli Pjetërnikaj
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.