E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
8 rregullat e femrave të Instagramit si ta veshim të bardhën në dimër
Publik News

8 rregullat e femrave të Instagramit si ta veshim të bardhën në dimër

Nga koka te këmbët me të zeza është zgjidhja më e shpejt në dimër! Por pak veta guxojnë që ta realizojnë të njëjtën veshje me ngjyrën e bardhë, ndërsa temperaturat shkojnë në minus.

Por nëse mendonit se të vishesh me të bardha në ditët e ftohta të dimrit është një gabim në modë, lejojini femrat më të ndjekura të “Instagram”-it që t’iu japin disa leksione stili.

Ka mënyra të ndryshme sesi të vishesh me të bardha në këto ditë dhe të shihesh si një fashioniste në rrugët e vendit.

Në ditët me shi ose borë iu sugjerojmë që të mos zgjidhni pantallonat e bardha.

E gjitha me të bardha. Nuk është e nevojshme që të zgjidhni të bardhën e pastër, por mund të luani me nuancat e “qumështit” apo të bezhës me shkëlqim, si Alketa Vejsiu.

 

 

Fustani golf. Bëj kontrastin e një fustani të bardhë me aksesorët e zinj.

 

Shto një ngjyrë. Thyeje bardhësinë e veshjes me një ngjyrë, për shembull me blunë, si Luana Vjollca.

 

Poshtë me të bardha. Nëse nuk guxon me veshjet e sipërme të bardha, provo të vishesh me këtë ngjyrë në ato të poshtmet. Kombino pantallonat dhe golfin e bardhë me një xhup jeshil, ose në çdo ngjyrë tjetër.

 

 

Ditët e xhinseve. Nuk mund të gabosh kurrë me një xhup dhe çizmeve të bardha, të kombinuara me xhinse.

 

 

Kostumi. Nuk ka asgjë më të fuqishme sesa një kostum dhe një i tillë i bardhë ju siguron, që paraqitja juaj është perfekte për çdo rast.

 

 

Moda e palltos “arush pelushi”. Palltoja e bërë me lëkurën e deles është trendi i momentit dhe shpëtimi në ditët e ftohta. Ngjyra e bardhë i jep gjallëri çdo veshje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.