E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
8 të arrestur në Tiranë për kokainë , dhunë në familje , aksident me makinë …
Lajme

8 të arrestur në Tiranë për kokainë , dhunë në familje , aksident me makinë …

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin K. P., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale

Gjithashtu në pranga ra edhe E. M., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Edhe shtetasi F. Xh., 22 vjeç, banues në Vlorë, është arrestuar pasi gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. L., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një mjet prerës, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin B. M., 35 vjeç, banues në Kamzë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– S. L., 50 vjeç, banues në Kamzë, pasi duke drejtuar automjetin, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. D., 27 vjeç. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

– A. Ç., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

– I. V., 29 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen R. R., 23 vjeçe, banuese në Sarandë, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.