E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
80-vjeçarja nga Vlora mposht koronavirusin
Publik News

80-vjeçarja nga Vlora mposht koronavirusin

Një 80-vjeçare nga Vlora është bërë pacientja e 100 e shëruar nga koronavirusi në Shqipëri, ndërsa la sot Spitalin Infektiv.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu,nëpërmjet një postimi në facebook, ku shkruan se e moshuara nga Vlora u shtrua në Spitalin Infektiv 14 ditë më parë.

Manastirliu bën me dije se 80-vjeçarja ka qenë në gjendje të rëndë, me vështirësi në frymëmarrje, por për fat të mirë, pas disa ditësh në terapi intensive ajo ka arritur ta mposhtë sëmundjen, ndërsa sot u kthye në shtëpinë e saj.

Deri më tani në vendin tonë, numri zyrtarë i të infektuarve me COVID-19 ka shkuar në 333, ndërsa 18 persona kanë humbur jetën.

Postimi i plotë i Manastirliut:

Nënë Veziko u shtrua në spitalin infektiv 14 ditë më parë, në gjendje shumë të rëndë, me vështirësi në frymëmarrje. Pas disa ditësh në terapi intensive, (CPAP) falë trajtimit me terapi mjekimi bashkëhore, 80-vjeçarja nga Vlora sot kthehet në shtëpi.

Capture

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.