E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
80-vjetorit të çlirimit të Librazhdit, festohet me foton e diktatorit Hoxha
Lajme

80-vjetorit të çlirimit të Librazhdit, festohet me foton e diktatorit Hoxha

Tre ministra të qeverisë së Edi Ramës kanë qenë të pranishëm në aktivitetin e përkujtimit të 80-vjetorit të çlirimit të Librazhdit, Taulant Balla, Arbjan Mazniku dhe Bora Muzhaqi. 
Me miratimin e tyre në këtë aktivitet është vendosur në ballë të vendit fotografia e diktatorit më të egër të europës, Enver Hoxha. 
Nuk është hera e parë zyrtarët më të lartë të Edi Ramës ngrejnë lart fugurën e diktatorit, dhe kjo bëhet në mënyrë të qëllimshme. 
Dashuria e Taulant Ballës për diktatorin është e njohur, por në këtë rilindje dashurie është përfshirë edhe një figurë qesharake ministreshe, siç është Bora Muzhaqi.
Image
Sjellje tipike e bijve të etërve, të cilët me këto gjeste u thonë mijëra familjeve që humbën jetën nga regjimi gjakatar i Enver Hoxhës dhe atyre mijëra të tjerëvë qe u persekutuan se, s’keni ç’na bëni, jemi ende ne.
Në çdo vend të Europës nëse dikush do ngrinte lart figura të tilla jo vetëm që nuk do zgjohej më ministër, por mund edhe të dilte jashtë politikës.
Por në regjimin e birit të Kristaq Ramës, të tilla veprime të ngrejnë lart.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.