E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
800 veta në fasonerinë në Vorë, pronari italian nuk mbyll biznesin!
Publik News

800 veta në fasonerinë në Vorë, pronari italian nuk mbyll biznesin!

Punëtorët e një fasonerie në zonën e Vorës denoncojnë drejtuesit e kompanisë “COFRA” për kushtet e këqija higjeno-sanitare të punës dhe mos marrjen e masave për koronavirusin e ri.

Sipas denoncimit, në fasonerinë e këpucëve “COFRA” punojnë mbi 800 punëtorë pa asnjë kusht minimal mbrojtjeje, në të tre turnet. Në denoncimin e mbërritur në redaksinë e newsbomb.al, ata shprehen se nuk kanë asnjë masë për koronavirusin, as maska e as dezinfektantë.

“Një këpucë e kalojnë në duar të pakëtn 50 punëtorë që s’kanë as masak e as doreza”, thotë një prej tyre.

Madje, ata thonë se gjatë ditës së sotme tre punëtore janë sëmurur dhe janë larguar me autoambulancë, ndërsa administratori italian i firmës ka shfaqur gjendje të rënduar shëndetësore dhe pasi është larguar, për të s’ka më asnjë informacion.

“Këtu punëtorët janë disa italianë dhe disa prej tyre shkojnë dhe në vendin fqinj, takojnë familjet dhe kthehen sërish çdo një javë. Ne sot kemi bërë protestë, por pronarët nuk na lejuan dhe na nxoërn librezat e punës te dera. Kush s’do të punojë të ikë”, ka thënë më tej një prej tyre.

Ndërkohë, sot në ambientet e fasonerisë “COFRA” kam qenë dhe Policia e Shtetit, por deri tani nuk ka asnjë njoftim për situatën e punëtorëve dhe as për gjendjen e punëtorëve që janë transportuar me autoambulancë.

Fasoneria “COFRA” ne Vore:

Screenshot_7_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpg
Screenshot_3_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.