Shpërthim i fortë me eksploziv, tronditet Laçi
Një shpërthim eksplozivi në Laç ka trembur banorët e këtij qytetit. Shpërthimi ka ndodhur pranë një lokali në lagjen nr.4, lokalit të Llesh Burukut, por nuk dihet cili ka qënë objektivi. Nuk njoftohet për viktima, por për dëmë të shumta materiale në zonën e prekur nga goditja.
Shpërthimi ka ndodhur gjatës natës. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për mbledhjen e provave dhe ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për rastin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



