E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
600 punëtorë të Bypassit Fier-Vlorë në protestë, shteti nuk u jep rrogat: Fondet janë sekuestruar
Publik News

600 punëtorë të Bypassit Fier-Vlorë në protestë, shteti nuk u jep rrogat: Fondet janë sekuestruar

Ndërkohë që kryeministrin dhe ministrat i dëgjojmë të shprehen vetëm optimistë për situatën ekonomike në vend, shtresa të ndryshme shoqërore dhe punëtorësh gëlojnë nga varfëria.

Një problem që me siguri e njihni tashmë është ai i punëtorëve të Bypassit Fier-Vlorë, të cilët megjithëse kanë mbaruar punë, vazhdojnë të mbahen peng për pagat e tyre nga një firmë e kryeministrit Rama.

Ditën e sotme ata kanë dalë sërish në protestë, me paralajmërimin që nëse nuk u zgjidhet problemi do hyjnë në grevë urie.

Njëri prej punëtorëve sqaron për JOQ.al:

Përshëndetje JOQ! Sot është e disata herë që mbi 600 punonjës, të cilët kanë punuar në Bypassin e Fierit, kanë dalë në protestë duke shprehur indinjatën e tyre ndaj mashtrimeve të njëpasnjëshme të bëra nga Ministria e Transportit përgjatë muajve të fundit.
Dje administratorët e kompanive kanë zhvilluar takim me përfaqësues të ministrisë se Transportit duke thënë që keni te drejte, puna është bere, është e matur dhe e faturuar por ne nuk kryejmë pagesa pa urdhrin e vetë Kryeministrit.
Mundësisht në mënyrë konfidenciale ato u shprehën se fondet tona që shteti i ka sekuestruar kompanisë Serenisima janë prekur dhe janë përdorur për punë të tjera dhe jo për pagesat tuaja pra janë vjedhur.
Prandaj ne sot të indinjuar, të mashtruar dhe të tallur nga shteti ynë brenda 7 ditëve do hymë gjithë kompanitë në grevë urie përballë ministrisë së transportit sëbashku me gjithë stafin dhe punonjësit tonë.”

Video I:

Video II:

Video II:

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.