E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
88% e qytetarëve të anketuar, bëjnë përgjegjës Ramën për ftohjen e raporteve Kosovë-Shqipëri
Lajme

88% e qytetarëve të anketuar, bëjnë përgjegjës Ramën për ftohjen e raporteve Kosovë-Shqipëri

Në një sondazh të bërë nga RTV Dukagjini se cili prej dy liderëve, Rama-Kurti, është fajtor për situatën e tensionuar mes tyre më shumë se 88% e pjesëmarrësve votuan se kryeministri i Shqipërisë është më fajtori.

Image

Në studio e Debat Plus gazetari Saphiu ndër të tjera përpos sondazhit u shpreh se, Albin Kurti ka të drejtë që nuk e ka takuar Edi Ramën, jo për shkak të kusureve të tij, por për dinjitetin e Kosovës

“Albin Kurti ka të drejtë që nuk është takuar me Ramën kjo edhe për dinjitetin e shtetit të Kosovës. Nuk është e thënë që mes dy liderëve të Kosvës dhe Shqipëria të kenë kimi njeri me tjetrin por duhet që dy shtetet të kenë raportet më të mira të mundshme apsi janë çështje kombëtare.

Kurti nuk ka bërë asnjë akt kundër Shqipërisë në të gjithë historinë e tij politike, por unë kam problem nese Rama është kundër Kosovës dhe jo kundër Albinit, kundër Albinit le të jetë gjithë jetën e tij nuk prish punë,”-u shpreh Spahiu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.