E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
9.1 milionë €  për të mbjellë bar në autostradë
Denoncime

9.1 milionë € për të mbjellë bar në autostradë

Ami Kozeli qeras Çim Fushën edhe pse me ofertën më të lartë!

Autostrada Tiranë–Durrës do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje për përmirësimin estetik dhe plotësimin e punimeve, por pas këtij projekti fshihet sërish skema e mirënjohur e tenderave publikë ku ofertat më të lira skualifikohen pa mëshirë. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), nën drejtimin e Ami Kozelit, ka mbyllur procedurën për tenderin me fond limit prej 1,316,400,115 Lekë pa TVSH (rreth 13.1 milionë euro) për segmentin nga sheshi “Shqiponja” deri tek nënkalimi i Limuthit.

Sipas dokumenteve të procedurës, në garë janë paraqitur dy oferta kryesore:

  • Oferta më e lirë: Bashkimi i operatorëve

    “I.D.K-KONSTRUKSION” & “ELMAZAJ

    KONSTRUKSION”, të cilët ofruan vlerën prej 898,903,600 Lekë pa TVSH ose rreth 9 milionë euro. Kjo ofertë u skualifikua duke u vlerësuar me 0 pikë.

  • Oferta fituese: Bashkimi i operatorëve “FUSHA” SHPK & “UDHA” SHPK & “TAULANT” SHPK, të cilët u shpallën fitues me ofertën prej 908,396,807 Lekë pa TVSH ose rreth 9.1 milionë euro, duke marrë 278.85 pikë.

Ky skualifikim i ofertës më të ulët e cila ishte rreth 9.5 milionë Lekë ose rreth 95 mijë euro më e lirë se ajo e “Fushës”, ngre sërish pikëpyetje të mëdha mbi përdorimin e kritereve teknike si “filtër” për të paracaktuar fituesin e dëshiruar.

ARRSH e Ami Kozelit “furnizon” sërish emrat nën hetim nga SPAK

Ky vendim i ARRSH-së nën drejtimin e Ami Kozelit nuk është një rast i izoluar, por vijon traditën e dhënies së miliona eurove nga taksat e qytetarëve për oligarkët që janë nën shënjestrën e drejtësisë. Pas tenderave të Bypass-it të Elbasanit që shkuan për kompanitë e Pëllumb Salillarit dhe Artan Sakos, të dy nën hetim nga SPAK, radhën e kishte sërish Shkëlqim Fusha.

Emri i Shkëlqim Fushës është përfshirë zyrtarisht në hetimet e SPAK-ut në dosjen që lidhet me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ku ai akuzohet për “korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë” dhe ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. Hetimet lidhen me dyshime për transaksione të fshehta financiare dhe kamuflim përfitimesh përmes organizatave joqeveritare.

Pavarësisht këtyre dritëhijeve të rënda ligjore, subjekti “Fusha” vijon të renditet e para në listën e Open Data Albania si kompania që ka përfituar më shumë fonde publike gjatë 11 viteve të fundit në Shqipëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.