E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
9 ditë i zhdukur, gjendet i pajetë 63-vjeçari, ja për çfarë dyshohet
Lajme

9 ditë i zhdukur, gjendet i pajetë 63-vjeçari, ja për çfarë dyshohet

Një 63-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme në fshatin Adriatik të Kurbinit.

Siç njofton Policia e Kurbinit në një njoftim paraprak, sot është gjetur i pajetë në një parcelë, shtetasi me inicialet D.Sh, 63-vjeç.

Ai ishte larguar nga banesa që nga data 25 janar 2019, dhe ishte larguar pa njoftuar. Siç bëhet me dije, 63-vjeçari mjekohej nga sëmundja e sklerozës. Më poshtë, edhe njoftimi i Policisë.

NJOFTIMI I PLOTË

Sot, rreth orës 15:57, në fshatin Adriatik në Kurbin, në një parcelë është gjetur pa shenja jete shtetasi D.Sh., 63 vjeç, banues në Mamurras, i cili ka qenë larguar nga banesa që nga data 25 janar 2019. Ai merrte mjekim për shkak se vuante nga sëmundja e sklerozës.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Grupi hetimor vazhdon hetimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të situatës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.