E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
9 futbollistët e aktivizuar në Superiore që tani vlejnë miliona euro
Publik News

9 futbollistët e aktivizuar në Superiore që tani vlejnë miliona euro

Rezulton se lista kryesohet nga shqiptari i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili në sezonin 2013-2014 ka qenë pjesë e Teutës dhe Besës së Kavajës. Sulmuesi aktualisht është pjesë e Fenerbahçes në Superligën turke, teksa vlera e tij në “Transfermarkt” është plot 8 milionë euro.

Në vend të dytë qëndron ish-mbrojtësi i Partizanit, në sezonet 2013-2015, Amir Rrahmani, i cili është pjesë e Veronës dhe vlera e tij aktuale, gjithmonë sipas “Transfermakrt” është 6 milionë euro. Vendin e tretë në podium e mban ish-futbollisti i Bylisit dhe Skënderbeut, Piter Olainka, që aktualisht është pjesë e Slavias së Pragës dhe vlen 4.5 milionë euro.  Lista e futbollistëve që janë aktivizuar në Kategorinë Superiore dhe aktualisht vlejnë të paktën 1 milionë euro, mbyllet nga Myrto Uzuni.

LISTA: 

  • Vedat Muriqi 8 milionë euro (Teuta, Besa)
  • Amir Rrahmani 6 milionë euro (Partizani)
  • Piter Olainka 4.5 milionë euro (Bylis, Skënderbeu)
  • Kaleb Ekuban 4 milionë euro (Partizani)
  • Ali Soue 2.5 milionë euro (Skënderbeu)
  • Bernard Berisha 2 milionë euro (Besa, Skënderbeu)
  • Bekim Balaj 1.3 milionë euro (Vllaznia, Tirana)
  • Odise Roshi 1.2 milion euro (Apolonia, Flamurtari)
  • Myrto Uzuni 1 milion euro (Laçi)
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.