9 të vdekur dhe 47 të plagosur nga përplasen trenave në Turqi
Të paktën 9 persona humbën jetën dhe 47 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e përplasjes së një treni të shpejtë me një pilot lokomotivë që lëvizte përgjatë të njëjtave binarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Guvernatori i Ankarasë, Vasip Sahin, tha se pas përplasjes disa mbikalesa po ashtu u shembën mbi vagonët hekurudhorë.

Treni ishte në rrugë drejt Konias në Turqinë qendrore. Puna e shpëtimit ende është në vazhdim. Disa nga të lënduarit u dërguan në spital. Prokurorët kanë nisur një hetim për përplasjen.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



