E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Mbreti Luan” në Instagram, por lepur në rrugë nga vezët
OP-ED

“Mbreti Luan” në Instagram, por lepur në rrugë nga vezët

 Naim Noka

Në një video të publikuar në Instagram, Edi Rama përcjell një fabul për luanin, qëndresën dhe forcën e formuar nën goditje. Mesazhi duket i qartë: edhe kur goditet, luani qëndron i palëkundur.

Por ndeyshe nga Luani në  Instagram, Luanit  nuk ja mban të ecë normalisht në rrugë pa  100 gardiste. Ai na shfaqet si  nje  luan që duron goditjet me vezë nga Klevis Balliu; ndersa para Kuvendit, protestuesit u përballën me sprej, shkopinj gome dhe shoqërime në komisariat. Disa u nxorën me forcë nga turma, ndërsa Garda pengoi deputetët e PD-së të zinin foltoren.

Luani u mbrojt  dje  dhe nuk u tremb nga  goditjet  e shisheve plastike dhe dy kokrra vezeve duke qendruar si një hero i vertetë. Ai  na tregoi  se nuk tutet  as nga vezet Balliut, as nga  shishet plastike  të  Gaz Bardhit, ndërsa  jashtë shteti që drejton përdor sprej, kordona  policie dhe shkopinj,  një kontrast që videoja  me Luanin nuk mund ta fshehë.

Reforma territoriale që u miratua me 85 vota, mund të quhet me ironi “reforma e Tom Doshit”: pa tri votat e tij, Braçe, Elisa dhe Zegjineja  do të putheshin me “Milon” Rama i vuri të vetët me lapër në rresht, ndërsa Tom Doshi priti çastin e vet magjik politik.

Një udhëheqës që beson te mbështetja e vet mund t’i lejojë kundërshtarët të protestojnë pa e kthyer çdo pakënaqësi në përballje dhune me policinë.

Këtu hyn në lojë edhe “Ferma e kafshëve” e Xhorxh Oruellit. Kafshët përmbysin pronarin njerëzor me shpresën për liri dhe barazi, por elita e re e pushtetit rikthen hierarkinë, derisa barazia kthehet në parullë.

Të gjitha kafshët janë të barabarta, por DERRAT janë më të BARABARTË se të tjerët!

Edhe te ne, pas fjalëve për forcë e qëndresë, publiku sheh kush kontrollon institucionet dhe kush përballet me to.

Paqja në demokraci nuk është vetëm të qëndrosh i palëkundur mes goditjeve. Është edhe aftësia e pushtetit për të mos i trajtuar protestuesit si kundërshtarë që duhen mposhtur. Shkopi dhe spreji mund të imponojnë qetësi për një ditë, por nuk provojnë se pushteti është i qëndrueshëm.

Mbreti Luan mund të shfaqet në Instagram. Në rrugë, megjithatë, duket se nuk ndihet i sigurt pa policinë pranë në çdo lëvizje në rrugë apo në Pyllin Orbital.

Luan në Instagram, por lepur para vezëve të protestuesve

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.