E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e ekstremistit grek nga RENEA, flet Ambasadori i BE
Lajme

Vrasja e ekstremistit grek nga RENEA, flet Ambasadori i BE

Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca, gjatë një aktiviteti në Fier, ka folur për ngjarjen në Bularat ku mbeti i vrarë Konstandinos Kacifas.

Luigi Soreca tha se Shqipëria duhet të mbrojë komunitetet minoritare dhe të gjendet një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Greqisë për zgjedhjen e çështjeve të mbetura pezull duke përfshirë edhe çështjen e detit.Kaçifa BularatAi ka folur edhe për emërimin e ministrit të ri në krye të Ministrisë së Brendshme, duke thënë se duhet të vijojë lufta kundër krimit.

“Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Greqisë është një çështje dypalëshe. Është e rëndësishme për ne si BE që të dy vendet të gjejnë një marrëveshje për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE. Po ashtu është e rëndësishme që minoritet dhe pakicat në Shqipëri të mbrohen.

Gjatë muajve të fundit Ministria e Brendshme ka ndërmarrë disa veprime shumë të rëndësishme dhe në krye të tyre ka qenë ministri Fatmir Xhafaj, prandaj edhe vlerësimi ynë për ministrin është i qartë. Ne shpresojmë që ministri i ardhshëm dhe qeveria do vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjithë vendin. Në fakt ne presim që kjo gjë të ndodhë pasi është në të interes të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë.”- tha ambasadori i BE në Tiranë.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.