E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
940 shtëpi dhe 182 pallate të pabanueshëm në Tiranë e Durrës
Publik News

940 shtëpi dhe 182 pallate të pabanueshëm në Tiranë e Durrës

Termeti i 26 Nëntorit por dhe ato qindra goditje të tjera që e pasuan, veç jetëve të humbura dhe të plagosurve, kanë lënë një bilanc të ngjashëm me atë të një bombardimi ne qarqet e Durrësit dhe Tiranës për dëmet e shkaktuara.

Në Durrës jane 701 banesa të dëmtuara, 12 prej të cilave të shkatërruara krejtesisht, 176 pallate të pabanueshëm 15 të kthyera në gërmadha.

Në Tiranë, 239 banesa të dëmtuara rëndë si dhe 8 pallate të dalë jashtë funksionit.

Por pavarësisht bilanceve, Kryeministri në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë premtoi se brenda vitit të ardhshëm asnjë shenjë e kësaj fatkeqësie nuk do të jetë më e dukshme.

Me VKM gjendja e jashtëzakonshme do të shpallet dhe në Laç, duke marrë parasysh dhe kërkesën e kreut të opozitës.

Në Durrës dhe Tiranë do të bëhet inventari i banesave stok, të ngelura të pashitura pas ndërtimit që mund t’ju vihen në dispozicion për banim familjeve të pastreha.

Ndërkohë, sasitë e mbledhura të parave nga donacionet vetëm 4 dite pas fatkeqësisë, janë të konsiderueshme.

Por Kryeministri thotë se do t’i drejtohen dhe çdo partneri ndërkombëtar pasi çdo qindarkë është e nevojshme në këtë situatë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.