99 të infektuar me koronavirus në 24 orë! Asnjë viktimë
Rastet e reja të koronavirusit kanë pësuar një rritje të ndjeshme në Shqipëri. Në 24 orët e fundit janë shënuar 99 raste të reja nga 3.599 testime të kryera në total, shifra më e lartë që ka përjetuar vendi ynë prej disa muajsh. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë gjatë kësaj kohe. Aktualisht janë 539 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Një rritje të lehtë ka pasur dhe në numrin e pacientëve të shtruar në spital ku aktualisht tek Infektivi po marrin shërbim shëndetësor 23 persona. Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,314 që nga fillimi i epidemisë.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3,599 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 99 qytetarë, në këto bashki: 26 raste në Tiranë, 12 raste në Elbasan, 8 raste Vau i Dejës, 7 raste në Shkodër, Kuçovë, 5 raste në Vlorë, 4 raste në Durrës, Berat, Kamëz, Malësi e Madhe, 3 raste në Krujë, 2 raste në Fier, Kavaj, Lushnje, Dimal, Sarandë, 1 rast në Korçë, Lezhë, Librazhd, Konispol, Gjirokastër. Aktualisht janë 539 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 23 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,314 që nga fillimi i epidemisë. Statistika (04 Gusht 2021) Raste të reja ditore 99 Të shëruar në 24 orë 23 Të shtruar në spitale 23 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 3,599 Testime totale 914,746 Raste pozitive 133,310 Raste të shëruara 130,314 Raste Aktive 539 Humbje jete 2,457 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 200 Elbasan 75 Shkodër 57 Vlorë 50 Berat 35 Lezhë 34 Fier 29 Kukës 24 Durrës 17 Korçë 11 Gjirokastër 7
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



