E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shifra tronditëse, 232 të larguar nga shtëpitë në 1 vit, mes tyre 81 fëmijë
Lajme

Shifra tronditëse, 232 të larguar nga shtëpitë në 1 vit, mes tyre 81 fëmijë

Vetëm përgjatë një viti, 232 persona janë larguar me dëshirë nga shtëpitë e tyre, ndërsa për policinë është dashur 24 deri në 48 orë për t’i gjetur.

Ndonëse në më të shumtën e rasteve personat rikthehen pranë familjeve të tyre, ajo çka mbetet shqetësues është fakti se ai po gjen zgjerim te të miturit.

Nga janari e deri më sot nga banesa janë larguar 82 fëmijë. Sipas statistikave të nxjerra nga komunikatat zyrtare të policisë numri është mjaft i lartë dhe pothuajse në të gjitha kallëzimet e bëra nga prindërit, ata nuk kanë dijeni se pse të vegjlit e tyre largohen.

Ikja nga shtëpitë prek thuajse të gjithë qytetet e Shqipërisë. Sipas shifrave zyrtare, fëmijët janë të moshave 17 deri në 12 vjeç, ndërsa numri më i lartë i largimeve raportohet në Tiranë dhe Elbasan, por edhe qytetet kryesore të mëdha.

Vetëm përgjatë 1 jave në kryeqytet nga shtëpitë u larguan dy binjake për t’u gjetur dy ditë më pas nga forcat e policisë në zonën e Kamzës teksa bënin xhiro me biçikletat e bashkisë, raporton “a2”.

Po nga e njëjta zonë ajo e Kodrës së Priftit u largua dhe motra 16-vjeçare, e cila për të takuar mikun e saj mori me vete dhe vëllain 7-vjeçar.

Kjo vuri në alarm prindërit që lajmëruan forcat e policisë. Të miturit u gjetën pas 24 orësh. Pas marrjes në pyetje edhe në prani të psikologëve si binjaket 13-vjecare, por edhe motër e vëlla thanë se u larguan me dëshirë. Për këtë, policia nuk pranoi të prononcohej, por sipas saj, në të gjitha rastet fëmijët janë gjetur dhe rikthyer pranë familjeve të tyre.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.