E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot

Mjeku Petrit Vargu: Kujt ti besoj z.Kryeminister? FB tuaj apo asaj që kam përjetuar?”

Mjeku I QSUT, ka fituar tre herë vendin e punës.
Petrit Vargut I është dhënë tre herë paralajmërimi për pushimin nga puna dhe të treja herët ka fituar gjyqin.
Në profiling e tij në facebook, bazuar në thirrjet e Kryemnistrit për të denoncuar shkeljet në administartë, mjeku përgjigjet publikisht. Në status I drejtohet Ogerta Manastirliut, ish drejtoreshës së spitalit, që u bë Ministre e Shëndetësisë e sot është deputete e PS.

STATUSI I PLOTË

“Z.Kryeminister! Po shoh që me shumë insistim kërkoni të dini shkelje të administratës civile. Po jap eksperiencën personale: ish drejtoresha e QSUT 3 herë më ka dhënë paralajmërim për përjashtim nga puna dhe te treja herët i kam fituar me gjyq deri në Gjykatë të Lartë.
Herën e parë (pasi më vonë marrëdhëniet zyrtare u prishën), ajo më thoshte se nuk kishte cfarë të bënte se kishte urdhër nga lart. Sot drejtoresha është deputete megjithëse spitali është degraduar. Kujt ti besoj Z.Kryeminister? Asaj që lexoj në facebookun tuaj apo asaj që kam përjetuar?”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.