VIDEO/ Basha apel shqiptarëve: T’i bashkojmë të gjitha forcat për të larguar të keqen më të madhe të këtij vendi
Kreu i opozitës Lulzim Basha, ishte sërish mbrëmjen e sotme në krahë të banorëve të Unazës së Re, nga ku apeloi që të qëndrojnë të bashkuar kundër së keqes.
Basha tha se shqiptarët e bashkuar arritën të demaskojnë të keqen dhe ti bëjnë ballë asaj. Ndërkoha kreu i PD theksoi se të gjithë sëbashku vitin e ardhshëm t’i bashkojnë të gjitha forcat për të larguar të keqen më të madhe të këtij vendi që ëhstë Edi Rama.
‘Sot jemi në protestë para gërmadhave të qeverisë së Edi Ramës. Kjo protestë ndali rrëzimin e shtëpive, rrëzoi projektin korruptim. Rama nuk qeveris me ligj me Kushtetutë, ai qeveris me banda dhe kriminelë. Skandali i Unazës tregoi se ata përgatitën edhe skemën e falsifikimit dhe pastrimit të parave. Ashtu si artitëst rrëzur Mirela Kumbaron, edhe studentët Lindita Nikollën. Por njeriu i këtyre megaskandaleve mbetet sërish në krye të qeverisë. por qytetarët e kanë forcën të rrëzojnë këtë bandë hajdutësh me në krye banditin Edi Rama. Natyrisht edhe kjo nuk mjafton, ne duhet të shembim sistemin, që kurrë më në kryeministri të bëhen pazare me oligarkët dhe kriminelët. Ne duhet të sekuestrojmë pasuritë e oligarkëve të vëna me djersën e shqiptarëve të thjeshtë, duet të kthejmë pushtetin tek njerëzit. Kjo aferë nuk ka marrë zgjidhje deri sa ata që janë përgjegjës të jenë pas hekurave. Kjo qëndresë sëbashku me atë të studentëve është kthyer në shpresën e çdo shqiptari. Me këtë shpresë dhe besim të nisim betejën për një të ardhme më të mirë vitin tjetër’, deklaroi Basha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


