E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vodhi banesën dhe u kap me drogë, arrestohet 31-vjeçari në Berat
Lajme

Vodhi banesën dhe u kap me drogë, arrestohet 31-vjeçari në Berat

Një 31-vjeçar është arrestuar sot, pasi u kap në flagrancë nga policia duke vjedhur një banesë në lagjen “30 Vjetori” në Berat.

Mësohet se i arrestuari është 31 vjeçari, me inicialet R.P, banues në lagjen “Jani Vruho”, Berat mbi të cilin rendojnë akuzat e vjedhjes, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike si edhe mbajtjes pa leje të armëve të ftohta. Sipas policisë bëhet me dije se gjithashtu se gjatë kontrollit fizik 31 vjeçarit i është gjetur një thikë dhe një sasi droge e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Njoftimi i plotë i policisë:

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

R.P, 31 vjeç, banues në lagjen “Jani Vruho”, Berat.

Arrestimi i tij u krye pasi u kap nga shërbimet e policisë duke vjedhur në banesën e shtetasit, P.Z, në lagjen “30 Vjetori”, Berat, gjithashtu nga kontrolli fizik që u ushtrua, i’u gjet një thikë dhe një sasi e vogël lëndë narkotike Cannabis Sattiva. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale, “Vjedhje” , “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 134, 283 dhe 279 të Kodit Penal

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.