E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kjo është  arsyeja shokuese se përse 34-vjeçari vrau gruan dhe kunatën me thikë
Lajme

Kjo është arsyeja shokuese se përse 34-vjeçari vrau gruan dhe kunatën me thikë

Një 34 vjeçar në Ballsh, Gazmend Musta ka vrarë me thikë gruan dhe kunatën e tij 18-vjeçare. Sipas raportimeve të para konflikti ka nisur pasi 31-vjeçarja ka dashur që të shkojë tek prindërit me rastin e festave ashtu siç e ka dhe adeti. Në rastin e krimit në banesë kanë qenë edhe fëmijët e mitur të çiftit. Kunata kishte shkuar për drekë tek motra. Burri i cili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur ka qëlluar për vdekje duke vrarë gruan e tij 31-vjeçare dhe kunatën e tij, motrën e bashkëshortes, 18-vjeçare.

Sipas informacioneve mësohet se fillimisht ka debatuar me gruan pasi kjo i ka sugjeruar të mos pijë më alkool, por edhe se i kishte kërkuar që të shkonte nga prindërit e saj.

Më tej mësohet se Gazmend Musta në fillim ka qëlluar të shoqen, por aty ka ndërhyre kunata për të mbrojtur motrën por edhe e atë e ka sulmuar me thikë, duke i lënë të dyja të vdekura.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.