E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Quo Vadis… PD!
Sot

Quo Vadis… PD!

Denis Dyrnjaja

PD-ja sot është peshqesh ekskluziv i Berishës që pasi nuk lejoi kurrë një garë reale në parti e dominoi atë përsa vjet i interesoi dhe pasi e degradoi në 2013-ën në atë humbje spektakolare e dha me konçension.

Çështja është që ata që janë sot kundër konçensionarit që ka marrë çelsat e partisë, janë të njëjtët që duartrokitën ose heshtën për “gijotinën politike” të Berishës për 27 vjet me rradhë ndaj atyre që kërkonin demokraci dhe zgjedhje brenda partisë.

Sot ata e kanë të vështirë të artikulojnë emrin e shkaktarit, ndërsa vetë shkaktari sheh sesi degradoi dhe po zvenitet ylli i një force politike që në fillim të viteve ’90 besonin 70% e të gjithë shqiptarëve se do ishte shpresa dhe e ardhmja.

Ku ta dinin se forca e lirisë do kthehej në “supermarket familjar”.

Mëkat historik dhe politik, unik!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.