E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Të paguhet vlera e plotë e tarifës”, njoftimi i sekretarive nxjerr bllof kryeministrin Rama
Uncategorized

“Të paguhet vlera e plotë e tarifës”, njoftimi i sekretarive nxjerr bllof kryeministrin Rama

Në një letër Të mbërritur në redaksinë e Fax Web nga një student i fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit shkruhet se, studentët e këtij fakulteti duhet të paguajnë tarifën e plotë të shkollimit deri me datën 28.01.2019.

“Njoftohen studentët e ciklit të parë të studimeve, Bachelor dhe Master Shkencor e Profesional të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, të bëjnë pagesën e tarifës së shkollimit deri më datën 28.01.2019,” – shkruhet në njoftimin që studenti pretendon se është dhënë nga fakulteti ku studion.

Më tej në njoftim shkruhet: “Studentët e vitit 1,2,3 Bachelor do paguajnë vlerën e plotë të Tarifës së Shkollimit, sipas programit të studimit përkatës”.

Përmbajtja e këtij njoftimi bie hapur ndesh me deklaratat e kryeministrit, Edi Rama i cili është shprehur tarifat për nivelin “Bachelor” janë përgjysmuar.

Njoftimi që ka dërguar studenti:

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.