E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Robben tërbon bavarezët: Liverpooli, favorit në Champions
Sport

Robben tërbon bavarezët: Liverpooli, favorit në Champions

Te Bayern Munchen bëhet ajo që nuk bëhet te asnjë klub tjetër i Europës; lajmërohen blerje dhe largime para kohe.

Kjo strategji ka vazhduar me zyrtarizimin e lamtumirës së Arjen Robben në fund të sezonit dhe me blerjen e Benjamin Pavard, i cili do të luajë në “Allianz Stadium” nga qershori i ardhshëm.

Për holandezin mund të jetë një problem, sepse tifozët mund ta kritikojnë me lehtësi në gabimin e parë që mund të bëjë në muajt e ardhshëm, duke parë se e ardhmja e tij është larg Bayernit.

Por holandezi nuk po bën asgjë për t’i bërë për vete ata në pritje të 1/8-ve të Champions League.

Shorti i Nyon nuk ka qenë aspak i mirë për ekipin e Niko Kovac, që do të përballet me Liverpoolin në raundin e parë të fazës me eliminim direkt.

Dhe Robben nuk është munduar aspak të ngrejë moralin e tifozëve, duke thënë se: “Liverpool po ecën shumë mirë, si vitin e kaluar kur ka dalë në finale. E shikoj favorit edhe këtë vit në Champions”.

Sulmuesi ka shtuar se: “Ka qenë shorti më i keq i mundshëm për ne, por do të jetë një sfidë e madhe. Duhet të mendojmë për veten tonë, të vazhdojmë të punojmë dhe të përmirësohemi. Nëse do të jemi në një ditë të mirë, jam i bindur se do t’i vëmë në vështirësi”.

Robben ka folur edhe për holandezin e “Të Kuqve”, Virgil van Dijk: “Është përmirësuar shumë. Është një lojtar kyç në një klub të madh dhe është kapiteni i Holandës. Meriton të gjitha komplimentet që po merr”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.