E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
AKU kërkon ndryshimin e ligjit: Dënim për tregtarët që manipulojnë të dhënat e produkteve
Lajme

AKU kërkon ndryshimin e ligjit: Dënim për tregtarët që manipulojnë të dhënat e produkteve

Të gjithë ata që prodhojnë, transportojnë dhe tregtojnë produkte ushqimore të pasigurta do të dënohen me burg nga 2 deri në 10 vjet.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i ka kërkuar zyrtarisht Kuvendit të Shqipërisë që të ndryshojë Kodin Penal dhe të përfshijë dënim edhe për veprat kundër shëndetit të njeriut.

Arsiola Dyrmishi, shefe e sektorit juridik në Autoritetin e Ushqimit, sqaron se situata aktuale ligjore e bën të pamundur veprimin e këtij institucioni për të marrë masa ndaj bizneseve të cilët abuzojnë me konsumatorin, duke u mjaftuar vetëm me gjoba.

Ndryshime në Kodin Penal parashikohen edhe në rastet e falsifikimit të produkteve, deklarimeve të rreme mbi etikë të vlerave ushqimore apo dëmtimit të vulave dhe shenjave që garantojnë cilësinë e produkteve.

Në total gjatë vitit 2018, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka referuar në prokurori 65 kallëzime për vepra që lidhen me dëmtimin e shëndetit të njeriut nga operatorët e bizneseve, me qëllim rritjen e përfitimeve financiare për ta.

Shumica e referimeve të bëra janë pushuar nga prokurorët për mungesë të bazës ligjore pasi kërkon një verifikim shkencor të thelluar me raste konkretë, që sasitë e pakta të proteinës në rastin e miellit, apo vajit të palmës në rastin e qumështit kanë dëmtuar konsumatorët. Nëse ndryshimet do të bëhen, atëherë tregtimi i këtyre produkteve do të konsiderohet vepër penale, pavarësisht nëse është përdorur apo jo nga një konsumator.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.