KËNDI I FLETËRRUFEVE! Unë po shtoj emrin e 101 në listë!
Tedi Blushi
Hiqmet Qazimi, i biri i Syrjait dhe i Qazimes, vesh pantallona kauboj, kopsat e këmishës i mban zbërthyer tek gjoksi, syzet deri poshtë hundës, favoritat i ka të gjata dhe flokët i mban si gagarel.
I pëlqen të shoqërohet me vajza (pak të shthurura) dhe dëgjon muzikë dekadente. Ka blerë një magnetofon tek “dollari” dhe i pëlqen ta mbajë mbi sup! Të premteve mbrëma shikon jugosllavin!
Në plazh i kishte thënë shokut të çadrës se kishte rënë në dashuri dhe se në libra kishte lexuar se në Perëndim mund të laheshe me vajza edhe në pishinë.
Luan me letra gjatë fundjavës, pi gazoza më shumë se shokët dhe biçikletës i jep gjithë tangërllik, ndonjëherë edhe duke fishkëllyer.
Pi cigare fshehur!
Në urban nuk ia le vendin të moshuarve ndërsa në rradhën e qumshtit tallet me plakat.
Shokët e organizatës së Partisë e asaj të Rinise e këshillojnë familjen e tij të tërheqë vemendjen e Hiqmetit meqë paraqitja e tij e jashtme dhe sjella e tij bie në kundërshtim me moralin e Kllasës.
Nga një shok që i do të mirën!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



