Kur s’ke as c*ca, as b*thë por je Muç dhe do vëmendje!
Mustafa Nano ose Muç Nano siç i thërrasin shkurt, gazetari dhe analisti i mirënjohur me një karrierë të gjatë në televizion është bërë sërish temë e portaleve në Shqipëri.
Sado që ne portalet e shkreta na shajnë e shpëlajnë se merremi me thashetheme, me lajme të pavërteta, se shpikim gjëra për të marrë ca klikime të qelbta, ja ku po ju themi që edhe pse Kryeministri na quan kazan, këtë herë nuk jemi ne por është vetë Muçi!
“Muçi doli gay”, mbrëmë në darkë e tha, e sot u hap tellalli se një analist me llafollogji akademike, me vite të tëra karrierë në televizion, që me penën e tij ka tronditur shpesh median, paska një drejtim tjetër seksual nga sa e kemi ditur.
Gjithçka ka nisur pasi Muçi riktheu shfaqjen, “One Man Show” të cilën e ka vënë në skenë për herë të parë edhe vitin e kaluar, “Nuk ka kurva në këtë botë”.
Kjo shfaqje është një monolog që i dedikohet seksit, gruas, marrëdhënieve të kësaj të fundit me burrin, dhe barazisë gjinore në përgjithësi. Në shfaqjen e këtij viti Muçi na doli gay, ose homoseksual, ose një mashkull që ka kryer marrëdhënie me një mashkull.
Ai është shprehur kështu:
“Unë jam gay. Për herë të parë e provova me Mariglenin në Skrapar.”
Epo të lumtë b*tha o Muç! Ose ty, ose Mariglenit! Nëse ta ka qejfi, askush nuk të ndërhyn në gjenitalet e tua! Sado që ti apo dikush tjetër nuk e beson, shqiptarët tashmë i kanë hapur sytë dhe mund t’a pranojnë hapur homoseksualitetin, rrethohen çdo ditë prej tyre, i kanë shokë, i kanë miq, i kanë idhuj. Edhe pse të të themi të drejtën, se ç’bën me jetën tënde seksuale është punë e jotja, ama kjo punë bie erë të keqe. Mos Muçi po kërkon vëmëndje? Mos Muçi do të shkruajmë për gjenitalet e tij? Mos nesër na kërkon të shkruajmë për ndonjë sadomazokizëm?
Na falni për dyshimin por Muçi ka kohë që do të shkruajmë për të, na lutet sa herë del në ekran, na lutet të ketë në kopertinë atë Muçin me pantallonat e kuqe, çorapet lejla e këmishën me kuadrata që pretendon të jetë i famshëm por ngjan si klloun i vërtetë.
Vjet kur shfaqja doli, Muçi deshi prapë të bëhej lajm, jo lajm tek portalet e kulturës por lajm showbiz-i.
Si do thoni ju? Tregoi se kur kishte kryer marrëdhënie seksuale për herë të parë, se si ai 17-vjeçari plot ëndrra kishte shkuar me një grua 45-vjeçare, skrapalie me ekperiencë.
Ja tek u shkruajt për vuajtjen tënde “o i veçanti Muç” se si e le virgjërinë. Por Skrapari ishte i mbushur me virgjëresha. Deshe ti që shkove me 45-vjeçaren o bir!
Muç, e di shumë mirë që ti je një delirant i lezetshëm, nga ata të urtët e të butët që nuk ja bëjnë dot as “puf”!
A sa të pëlqen ty të shohësh veten në pasqyrë, apo Muçi të shohi Muçin si shkëlqen në skenë ndaj ti pretendon se ja di lezetin famës, ja di dhe lojën, ja di intrigat! Po ç’e do, je i fyshkur o Muç! Bota duan të shohin tavanin jo të fshijnë dyshemenë!
Nuk të shkoi përshtat as kur sulmove moderatoret e sportit, se gjasme dilnin shumë të zhveshura në ekran. Ishte strategji e dështuar Muç, t’i quaje vulgare, të pahijshme, fyese, po aq e dështuar sa të pretendosh vëmendje me seksualitetin tënd. Epo Muç, ti shan botën matriarkale, maskiliste dhe do një botë të lirë ku gratë të kenë liri në çdo aspekt dhe prapë ty vetë, “nuk të ri vili”.
Muç, showbiz-i nuk bën hiç po hiç fare për ty, edhe sikur gay të jesh!
E dimë Muç që dëshiron të bësh terapi kolektive me publikun. E dimë që do kaq shumë të provokosh orgazmë intelektuale, e dimë që ta do shpirti të bësh çik zhurmë në showbiz-in e c*cave dhe b*thëve jashtë, por ato të tuat janë pa interes për t’u bërë lajm.
Po ç’tu desh o Muç, se deshe vëmendje dhe dole budalla! Po ç’tu desh o Muç se gayllëku do pak fuqi, jo vetëm gojën! Ti nuk mund të jesh gay Muç… Pavarësisht se truri yt akademik mendon se duke zgjedhur pantallona, kollare dhe këmisha me ngjyra të ndezura të bëjnë gay pretendent, ti gabon, pasi kërkon më shumë se thjesht paraqitja e jashtme për të qenë i tillë.
Mos gënje o Muç se të mori historia përsëprapthi! Koha e sotme e showbiz-it nuk ka vend për gjenitalet e tua, as si janë, as ku futen, të punojnë apo s’të punojnë aq më tepër kur gjithçka bëhet për njëçik vëmendje.
Meqë ti e doje vëmendjen ja ku ta dhamë, qoftë edhe për pak minuta pasi druheshim se po mos të ta plotësonim dëshirën, do na dilje transeksual edhe pse kjo e fundit ndoshta do të shkonte për shtat më shumë se sa gay! /Blitz.al/
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



