E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
BALLA  : TOP CHANNEL KA DEGRADUAR, BËN LAJME PËR GJOBA
Politikë

BALLA : TOP CHANNEL KA DEGRADUAR, BËN LAJME PËR GJOBA

Taulant Balla ka shpërthyer në akuza të forta ndaj Top Channel, në një kohë kur është i ftuar në emisionin “Open”, po në këtë televizion.

Balla duke iu referuar dokumentarit te emisionit investigativ Top Story “Injorantet e parlamentit”, i cili nxori se doktoratura e socialistit ishte e kopjuar, reagoi duke thënë se Top Channel është kthyer në një televizion të degraduar dhe që bën lajme për gjoba.

Por ndërkohë drejtuesit e Top Storyt janë përgjigjur menjëherë duke i dërguar SMS drejtueses së emisionit, në të cilën tregonin se i kishin kërkuar disa herë intervistë deputetit por ai nuk kishte pranuar.

DEBATI I PLOTË:

BALLA: Top Channel ka degraduar në një media që bën lajme për gjobë

ENI: Nëse nuk vërtetohet ne kërkojmë falje

BALLA: Top Channel ka rënë në një batak. I kam sugjeruar ministres së re kontrollin e tezave të doktoraturës në universitetin ku unë kam mbaruar

BASHA: Pse nuk e hidhni në gjyq Top Channel të vërtetohet kush gënjen

TOP STORY: Ju ka kërkuar intervistë dhe ju keni refuzuar

BALLA: Fare fare, fare

ENI: Ju keni refuzuzar

BALLA: Më vjen keq që në TCH ndodhin këto histori

Top story shtë fshehur pas shpërdorimit të një shpifsi

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.