SHPËRTHIM ME TRITOL NË VILËN E NJË BIZNESMENI (DETAJE)
Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka ndodhur rreth orës 20:00 në një banesë në Gjirokastër.
Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në katin e parë të një vile tre katëshe në pronësi të një biznesmeni gjirokastrit në lagjen Granicë se Sipërme.
Lënda plasëse ka shpërthyer në pjesën e garazhit, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për viktima por ka shkaktuar dëme të shumta materiale në godinë dhe pallatet përreth. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



