E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazeta londineze  “The Independent”: Si u kthye Shqipëria në Kolumbinë e Europës
Lajme

Gazeta londineze “The Independent”: Si u kthye Shqipëria në Kolumbinë e Europës

Gazeta e njohur britanikë, The Independent ka publikuar një investigim të gjatë ku theksohet se Shqipëria është kthyer në Kolumbinë e Europës.

Gazetari Borzou Daragahi shkruan se gjithçka nisi kur qeveria vendosi të luftojë plantacionet e kanabisit në Lazarat. Kjo bëri që trafikantët të zgjerojnë fushën duke trafikuar jo vetëm kanabis, por edhe drogëra të forta si kokainë dhe heroinë.

‘Grupet e trafikantëve shqiptarë vlerësohen si të parët në botë për trafik kokaine, heroine dhe kanabis,’ shkruan gazetari.

Vetëm tregtia e kanabisit në një vit gjeneron 4 miliardë euro, sa gjysma e PBB të Shqipërisë, shkruan ai.

Një zyrtar i lartë i rojes bregdetare tha për gazetarët duke ruajtur anonimatin se vitet më të këqija ishin 2015-2016.

‘Ishte si në Kolumbi,’ thotë ai.

Shqipëria e varfër, shkruan gazetari, po njeh një bum ndërtimesh me paratë e drogës.

‘Shqipëria nuk është më një vend kultivimi, tashmë është kthyer në qender të investimit, shpërndarjes dhe rekrutimit,” thotë një zyrtar i Bashkimit Europian.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.