E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KLGJ publikon vendimet e mbledhjes: Caktuam numrin e kandidatëve për Shkollën e Magjistraturës
Lajme

KLGJ publikon vendimet e mbledhjes: Caktuam numrin e kandidatëve për Shkollën e Magjistraturës

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka caktuar numrin maksimal të kandidatëve për Shkollën e Magjistraturës.

Sipas KLGJ-së janë 25 kandidatë që do të pranohen në programin e formimit fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2019-2020.

NJOTIMI I PLOTË NGA KLGJ

Këshilli i Lartë Gjyqësor, zhvilloi sot, me datë 29.01.2019, mbledhjen e radhës, ku vendosi caktimin dhe publikimin e numrit maksimal të kandidatëve magjistratë, profili gjyqtar, prej 25 (njëzet e pesë) kandidatë që do të pranohen në programin e formimit fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2019-2020.

Gjithashtu, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi caktimin e 25 (njëzet e pesë) kandidatëve për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë, që do të pranohen për të ndjekur programin e formimit fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2019-2020.

Përveç përcaktimit të numrit maksimal të këshilltarëve dhe ndihmësve ligjorë dhe në funksion të transparencës këtij procesi, Këshilli i Lartë Gyqësor miratoi ngritjen e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Plotësimit të Kritereve të Kandidatëve për Këshilltarë dhe Ndihmës Ligjorë, që do të pranohen për të ndjekur programin e formimit fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2019-2020.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.