E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama zbutet me “zaptuesit” tek Astiri, ndryshon VKM-në për strehimin e tyre
Lajme

Rama zbutet me “zaptuesit” tek Astiri, ndryshon VKM-në për strehimin e tyre

Qeveria mesa duket ka vendosur që të ndryshojë qasje në lidhje me banorët e “Astirit” të cilët protestojnë prej mëse dy muajsh kundër projektit të Unazës së Madhe në Tiranë.

Përmes një VKM-je, Rama ka ndryshuar vendimin e mëparshëm për një qira dy vjeçare për banorët, në një qira derisa këta të fundit të gjejnë një strehim.

“Në pikën 1, fjalët “… përfitojnë pagesën e qirasë për një periudhë dyvjeçare, nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.” zëvendësohen me “…përfitojnë nga programi social i strehimit pagesën e plotë të qirasë, nga momenti i mbarimit të afatit të përcaktuar deri në sistemimin me strehim në një nga programet që parashikon ligji për strehimin”-thuhet në VKM

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.